Kontrolle dhe jo analiza për lojtarët

Edhe pas takimit me komitetin teknik të ministrisë së shëndetësisë, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit nuk morën një datë të saktë për rifillimin e aktiviteteve sportive në Shqipëri. Zëvendës presidenti i Federatës së futbollit Edvin Libohova dhe sekretari i përgjithshëm morën premtimin se do të marrin një përgjigje së shpejti.

“Datë të saktë nuk ka por grupi i punës do të punojë…”

Fillimisht duhet nisur me seancat stërvitore individuale të futbollistëve nën masa të sigurta për mbrojtjen e shëndetit të tyre, por futbollistët e superligës nuk do tu nënshtrohen analizave anti-covid.

“Kjo ishte pika për stërvitjet kur do të nisin, klubet i plotësojnë të gjitha kriteret, nuk do të ketë analiza por do ketë kontrolle”

Superliuga shqiptare është ndërprerë më 8 Mars. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje për tu luajtur.

Tv Klan