Prokuroria dorëzon të dhënat për akuzat ndaj tij

Prokuroria e Shkodrës ka dorëzuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dosjen me rezultatet e hetimit të kryer ndaj Ibrahim Licit, më të cilën kërkon ekstradimin e tij nga Turqia.

Ndaj Licit rëndon akuza e vrasjes së shtetasit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në Maj të 2021 në qytetin e Shkodrës.

Dosja e cila do të përkthehet nga Ministria e Drejtësisë do të dërgohet pranë autoriteteve turke të cilat kanë nisur një proces ekstradimi atje.

Prokuroria e Shkodrës thotë se Lici bashkëpunoi me adoleshentin Ergys Malja, që kishte njihje me Endri Mustafën për të realizuar ekzekutimin e tij dhe fillimisht ka qenë dëshmia e të riut që çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Gjykata e Shkodrës më herët e dënoi në Maj të 2022 me 10 vite burg Maljan. Ibrahim Lici u shpall nga autoritet shqiptare në Prill të 2022, si një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, mes Laert Haxhiut dhe Talo Çelës.

Tv Klan