#lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 9 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Presidenti firmos amnistinë penale. 700 të burgosur pritet të lënë qelinë pas 2 javësh

Presidenti Bajram Begaj firmosi sot ligjin për amnistinë penale, i cili hyn në fuqi 2 javë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Nga amnistia 700 të burgosur do të lenë menjëherë qelinë, ndërsa shumë të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon dënimin me burg përjetë për për Laert Haxhiun

Prokuroria e Posacme kerkoi denimin me burg perjete ne mungese per Laert Haxhiun, nen akuzen se eshte autori kryesor i masakres se vitit 2017, me dy viktima e dy te plagosur. Haxhiu ndohet ne Greqi, ne pritje te ekstradimit.

Edhe Gjykata e Lartë refuzon Berishën. Ish -kryeministri do të mbetet në arrest shtëpie

Ish -kryeministri Sali Berisha do te vazhdoje te qendroje ne arrest shtepie. Ashtu si dy shkallet e Gjykates se Posacme, edhe Gjykata e Larte refuzoi kerkesen e tij per ndryshimin e mases shtrenguese te marre pas kerkes se SPAK.

Turizmi solli 4.2 mld euro. Mediat kanadeze: Shqipëria, destinacion turistik në rritje i Europes

Investimet ne turizem, sektorin qe solli 4.2 miliarde euro te ardhura vitin e kaluar, dominuan diten e dyte te mbledhjes se Komisionit per Europen te OBT-se. Mediat e huaja vijojne t’u rekomandojne lexuesve ta vizitojne kete vere vendin tone.

Starlink, interneti i Elon Musk vjen edhe në Shqipëri. I arritshëm në çdo cep të vendit

Starlink, interneti i kompanise se Elon Musk, eshte i vlefshem prej dites se sotme edhe ne Shqiperi. Nepermjet kesaj linje satelitore, interneti do mbuloje gjithe territorin, pasi do te jete i arritshem ne cdo cep te vendit.

Marsi vendos rekord, më i nxehti në histori. Ekspertët: Merrni masa për ngrohjen globale

Muaji mars vendosi nje rekord te ri persa i perket nxehtesise, me temperature mesatare 14.4 grade, afro 1 grade me lart se viti i kaluar. Ekspertet thone se kjo eshte pasoje e ngrohjes globale dhe keshillojne marrjen e masave.

Shtimi i futbollistëve, debate mes trajnerëve të “Euro 2024”. Nagelsmann i Gjermanisë, kundër idesë

Debate mes trajnerëve të europianit për idenë e shtimit të lojtarëve në dispozicion. Kundër idesë është shprehur trajneri Gjermanisë, Julian Nagelsman që thotë se nuk është e këndshme të dërgosh futbollistë në tribunë.

/tvklan.al