Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në shtratin e lumit Vjosë tek ura e Memaliajt. Viktima është identifikuar me iniciale B.H., thotë policia.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari larguar nga banesa më 31 Mars 2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al