Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vila e Urës Vajgurore është sulmuar tre herë me armë. Kështu ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor të pandehurve të ngjarjes së viles, ish-shefi i kriminales së Urës Vajgurore, Mehmet Rrapo. Diten e vrasjes së 5 policëve ka thënë Rrapo unë nuk kam qenë në punë dhe ngjarjen e kam marrë vesh nga një polic tjetër.

Ish-polici Rrapo tha se vetë ai kishte patur një konflikt me pronaret e vilës Protoduarët. Pas sulmit të dytë me armë pranë vilës u vendos një autoblindë tha ai. Unë pas disa ditësh e hoqa nga aty dhe e dërgova para postës së policisë për arsye sigurie.

Ky veprim nuk u pelqeu pronarëve të viles të cilët më morën peng dhe për dy orë më mbajtën në bodrumet e vilës, ku dhe më keqtrajtuan. Ndërsa po më nxirrnin, vazhdoi ai, unë pashë disa njerëz të armatosur që nuk i njihja, ku njërin e thërrisnin me emrin Fran. Dëshmia e Rrapos ka qenë zhvillimi i vetëm i seancës së sotme e cila u shty për javën tjetër./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj