Balluku: Investimi i plotë për qytetarët, kryen 90 mijë shërbime në vit

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat tashmë ka një godine të re me një mjedis bashkëkohor pritjeje ku kryhen afro 90 mijë shërbime në vit. Ne inspektimin që bëri Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kujtoi vizitën e saj të parë në këtë drejtori.

Në vizitën time të parë në Drejtorinë Rajonale këtu në Berat, kërkonim për t’u futur brenda dhe përpara na doli një mal i madh skrapi, sepse ishte një pikë mbledhje hekurishtesh dhe më pas shfaqej godina që e kishim me qira, që kishte kafen më të mirë sesa godinën. Këtë mbaj mend nga vizita ime e parë këtu në Berat. Ndërkohë që do të thosha me shumë krenari që çfarë shohim tani është akoma dhe më e bukur se pamjet që kemi parë në projektin 3D ditën e parë”.

Ndërsa drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi se ky është një investim i plotë. 

 “Jemi me të vërtetë në një nga qendrat që mund të themi me plot gojën që është besoj më e mira në nivel rajonal. Këto kushte nuk i kemi as në Tiranë sot në shërbimet tona. Është një investim i plotë, është një kompleks. Është në 5 mijë e pak metra katrorë sipërfaqe e gjitha e rikonceptuar për ne, e blerë nga ne, pronë e ndërmarrjes, e siguruar nga ana jonë. Ndërtim i ri sipër 1150 metra katrorë me të gjitha shërbimet e sigurisë, që nga arkivat që janë në kat të tretë, sistemet kundër zjarrit, sistemet e monitorimit, të gjitha llojet e rrjeteve, të gjitha llojet e furnizimeve, ushqimeve. Për çdo rast do të punojmë ditë natë me turne të tjera, me ndriçim jashtë, me vende parkimi, me gjelbërim. Pra me gjithçka”.

Berati renditet i 9-ti në rang Republike sa i përket numrit të shërbimeve publike në vit që ofrohen, tha Balluku.

Për sa i përket pjesës jugore të Shqipërisë, Berati renditet i treti, pas Fierit dhe pas Vlorës. Kështu që e meritonte Berati këtë investim. Tashmë e kemi praktikë, nuk marrim më ndërtesa me qira. Nuk hedhim para të taksapaguesve apo shtetit. Në këtë rast të DPSHTRR kemi një instrument të ndryshëm, pra qytetarët paguajnë për shërbimet e tyre dhe këto para investohen akoma më tej, qoftë në teknologji , qoftë në ndërtesa dhe sigurisht janë vlera që i mbeten shtetit”.

Në Berat si drejtues mjetesh janë të regjistruar 39 mijë persona dhe mjete 29 mijë.

Klan News