Manchester United, edhe pse nuk është ndër vendet e para në Premier League është ekipi që ka kërcënuar më shumë portën kundërshtare. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport në 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë, lojtarët e ekipit anglez janë 48,6% të saktë në goditjet e tyre në pasqyrën e portës. Kjo e dhënë përkon nga nisja e sezonit deri më 6 Mars. Emërimi i Ole Gunnar Solskajer i ka bërë më të saktë futbollistët.

Në këtë klasifikim, Manchester United ndiqet nga Barcelona me 48,3% të saktësisë në goditjet në pasqyrën e portës dhe Borussia Dortmund me 46,3%. Befasues është vendi i katërt ku ndodhet Girona. Skuadra katalanase ka lënë pas Liverpool i pesti, Paris Saint Germain i shtati, Bayern Munchen i dhjeti apo Manchester City i 12.

Tv Klan