Autori i maskuar merr rreth 650 mijë Lekë

Gjatë kohës që punonjësit e një pikë të dhënies së kredive ishin duke mbyllur turnin, një person i veshur me kombinoshe që mbante edhe një kapele në kokë, nën karcënimin e armës ka rrëmbyer një shumë lekësh dhe është larguar me shpejtësi.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi në kryeqytet. Nuk dihet ende sasia e parave, por burime pranë uniformave blu bëjne me dije se shume e grabitur është rreth 650 mijë Lekë.

Pas ngjarjes në pyetje janë marrë edhe punonjësit e pikës së dhënies së kredive, që kanë treguar se një person nën kërcënimin e armës iu ka rrëmbyer shumën e Lekëve, por nuk kanë mundur dot ta identifikojnë. Pas kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se autori e ka realizur grabitjen  për 3 minuta. Pamjet nuk kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Tv Klan