Qeveria ka forcuar rregullat në kampe përpara mbërritjes së emigrantëve

Me kampe me mure dhe kontrolle më të ashpra kufitare, Greqia po merr masa përpara se të mbërrijnë emigrantët.

Greqia ka mohuar akuzat e përsëritura se anijet e saj të rojes bregdetare kanë shtyrë anijet e emigrantëve ndërsa ata hynin në ujërat greke nga Turqia. 

Ministri i Migracionit Notis Mitarachi thotë se qeveria po ndjek një qasje më të ashpër për të mos dërguar një mesazh të gabuar emigrantëve. Greqia ishte vija e parë e krizës së migrimit të Evropës në 2015, kur zbarkuan një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Shifrat janë ngadalësuar ndjeshëm që nga ajo kohë, por Greqia thotë se nuk të mbajë më refugjatë të paligjshëm.

Jashtë vendit në kampin e Ritsona, shenjat e politikës më të rreptë janë të dukshme. I rrethuar me beton, ai i ngjan një qyteti të vogël me mure, me dyqane ushqimore të improvizuara, një kasap dhe një kafene që ka muzikë arabe.

Athina thotë se masat do t’i bëjnë kampet më të sigurta. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut i ka kërkuar Greqisë të rishikojë planet.  

Por kjo e fundit thotë se politikat e saj po japin fryte. Deri në Maj, kishte më shumë kthime sesa mbërritjet ndërsa numri i njerëzve në kampe ra 71% që nga Maji i kaluar.

Klan News