Në zonën e Patras rrezikohen të digjen plotësisht tre fshatra

Greqia po përballet me një situatë të pazakontë në zonën e Patras ku rrezikohen të digjen plotësisht tre fshatra. Zjarri i madh në Patras mbetet jashtë kontrollit, me erëra të forta që e ndërlikojnë situatën. Ekipi i zjarrfikësve është përforcuar dhe 50 zjarrfikës po veprojnë në vendngjarje me 16 automjete dhe dy grupe këmbësorësh, ndërsa dy aeroplanë dhe pesë helikopterë po hedhin ujë nga ajri.

Këmbana e alarmit ka rënë edhe në fshatin Souli, ku flakët e zjarrit kanë filluar që të djegin dhe shtëpitë e para në këtë zonë. Ndërkohë era e fortë favorizon dhe e bën të vështirë shuarjen e flakëve. Një urdhër për një evakuim paraprak të komunitetit të Souli, i vendosur në periferi të Patras, u dha nga Brigada e Zjarrit, për shkak të zjarrit që shpërtheu më herët në zonën fqinje të Elekistra.

Gjithashtu ka filluar evakuimi i Riganokampos. Në zonë ka forca policie që ndihmojnë në evakuimin e komunitetit, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët për të mos kërcënuar zonat e banuara. Në veçanti, 47 zjarrfikës me 16 automjete dhe dy grupe këmbësorë po luftojnë me flakët, ndërsa pesë avionë, përfshirë Beriev-200, si dhe dy helikopterë po lëshojnë ujë nga ajri.

Klan News