Projektet arkitektonike të realizuar, por edhe në proces, nga studiot më të mira në vend. Një hapësirë për të njohur nga afër procesin e dizajnit dhe të projektimit të strukturave me karaktere të ndryshme. Njëkohësisht, edhe procese të transaksioneve imobiliare, duke vënë fokusin kryesisht tek banesa. Një program nga Qazim Strazimiri. Habitus sjell në këtë episod prezantimin e dy vilave me karakter të ndryshëm nga vetë autori, arkitekti Armand Vokshi. Një restaurim i një objekti ekzistues, i cili qëndron në harmoni me objektet historike të Rrugës së Durrësit, dhe një tjetër vilë bashkëkohore e projektuar dhe ndërtuar në kodrat me ullishte të Tiranës. Dy objekte të cilat qëndrojnë lehtë dhe pa kërcënuar qytetin dhe natyrën. Ndërsa Erion Alimema na shoqëron gjatë prezantimit të një apartamenti luksoz pranë Parkut të Liqenit.