David Hale, nënsekretari amerikan për punë politike është nisur drejt Serbisë. Politikani me eksperiencë në Beograd shihet si njeriu i Presidentit Donald Trump, pasi siç shkruan shtypi pritet zgjidhja këtë vit për Kosovën.

“Ka mundësi që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. Është koha që të marrin fund provokimet nga të dyja palët. Të pezullohen tarifat, që Beogradi dhe Prishtina t’u kthehen bisedimeve të drejtuara nga Bashkimi Europian dhe që të dyja palët të jenë të përcaktuara për paqe”.

Shefi i diplomacisë serbe Iviça Daçiç tha se Hale nuk ka fare nevojë të vizitojë Serbinë, pasi problemi është në Prishtinë. Hiqet taksa dhe vazhdojnë bisedimet. Por, ka thumbuar shtetet perëndimore.

“Ata nuk mund ta kuptojnë se si Prishtina nuk i dëgjon amerikanët. Sinqerisht as unë nuk e kuptoj dhe më duket e dyshimtë. Nuk mendoj se SHBA po luajnë lojë të dyfishtë, por disa shtete të Evropës, pasi nuk duan marrëveshje mbi këto parime, marrëveshje të shpejtë”.

Hale do të takohet me Presidentin Vuçiç herët në mëngjes, pa deklarime për media, por për Daçiç shumë porosi për Serbinë janë të ndalojë lobimin. Kjo nuk do të ndodhë, tha ai, pa arritur numrin 26, sa kanë qenë shtete që kanë njohur Kosovën gjatë bisedimeve.

Tv Klan