Në Prishtinë ka mbërritur sot Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.  Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e palëve për vazhdimin e dialogut Serbi-Kosovë. Axhenda e tij parashikon takime me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Haradinaj.

Diplomati amerikan mësohet se do të kërkojë nga liderët e vendit gjetjen e një konsensusi për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. David Hale ishte një ditë më parë në Beograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Hale ai kërkoi vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Javën e kaluar, drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, si dhe kreu i Zyrës për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Prishtina vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

Tv Klan