Partizani -3 pikë nga Vllaznia, mesatare e kënaqshme golash

Rezultatet e javës së 21-të në Kategorinë Superiore kanë prodhuar surpriza të mëdha, duke hapur edhe garën për titull në elitën e futbollit shqiptar. Dhjetë gola u shënuan në 5 takime, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Partizani nuk përfitoi nga hapi fals i Vllaznisë kryesuese për të ngushtuar distancën me kreun.

Të kuqtë barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Laçit në një takim që prodhoi spektakël dhe emocione të mëdha. Erald Çinari zhbllokoi takimin me një gol fantastik, ndërkohë që Harmon barazoi dhe i dha 1 pikë kurbinasve.

Tashmë, kur kanë mbetur edhe 45 pikë në lojë tabela e klasifikimit kryesohet nga Vllaznia me 41 pikë, që këtë javë u dorëzua në klasiken e futbollit shqiptar 2-1 përballë Tiranës. Ndërkohë, Partizani gjendet 3 pikë poshtë saj dhe një pikë më shumë se Teuta e Laçi.

Pikërisht, kjo është edhe gara më e fortë, me 4 skuadra që janë në garë totalisht për titull, ndërkaq, për 2 biletat që të dërgojnë në raundet play-off të Europa League garojnë 3 skuadra, Partizani, Teuta e Laçi. Me interes është edhe zona e ftohtë.

Bylisi aktualisht në pozicionin play-out numëron 4 pikë më shumë se Apolonia, e cila së bashku me Skënderbeun, nëse kampionati do mbyllej tani do garonin në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Klan News