Menaxheri Sokol Haxhia, “ngeli në klasë” mbrojtësin e Spanjës, Le Normand, për paraqitjen e treguar  ndaj Gjeorgjisë.

Sipas tij, Spanja bindi përveç mbrojtësit të sipërpërmendur. Duke analizuar ndeshjen, Haxhia theksoi se Gjeorgjia për të marrë rezultat pozitiv, duhet ta gjejë Spanjën në një moment katastrofal.

“Kjo Spanjë, është kandidate për trofeun. E kemi thënë nga fillimi. Edhe pse Gjeorgjia u mundua në fillim të përdorë kundërsulmin. Spanja ka shumë klas në ekip. Më bindi e gjithë Spanja, përveç Le Normand. Përveç autogolit, kishte vështirësi për të markuar Kvaratskhelian. Deri në minutën e 75-të, para se të bënin 3-1, ndeshja ishte e hapur. Gjeorgjia tregoi fortësinë dhe bindjen, ndonëse luanin përballë një skuadre si Spanja.

Dy ekipet janë përballur dy herë para Europianit dhe Spanja i shënoi 10 gola në dy ndeshje. Duhen vlerësuar si kolektiv. Për një rezultat pozitiv, duhet të ishte Spanja në një katastrofë.”, u shpreh Haxhia. /tvklan.al