Investim 500 milionë dollarë që shpëton Shkodrën nga përmbytja

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se brenda mandatit të ardhshëm të socialistëve do të përfundojë ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës në bashkëpunim me kompaninë amerikane Bechtel international një investim ky në shumën e 550 milionë dollarëve.

Sipas Ballukut kjo veper nuk u arrit dot të ndërtohej nga qeveritë e mëparshme.

“Duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën ta plotësonin këtë vepër, e cila që nga viti 1984 ndodhej nëpër sirtarët e të gjithë administratave si një studim. Ne kemi kryer të gjithë hapat paraprakë me kompaninë Bechtel, bazuar në marrëveshjen ekonomike të firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe shtetit amerikan në Tetor të vitit të shkuar.”

Ndërtimi i Skavicës do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet prodhuese edhe për tre hidrocentralet ekzistuese. Skavica do të shërbejë si një instrumet rregullatori i kaskadës së Drinit.

Hidrocentrali i Skavicës do të jetë shpëtimi i ultësirës së Shkodrës nga vërshimet e ujit.

Klan News