Qytetarët e Amerikës, Kanadasë dhe të disa vendeve aziatike janë mahnitur nga pamjet e superhënës. Eklipsi i saj blu arriti maksimumin në orën 4:50 të mëngjesit, në bregun perëndimor të SHBA dhe përfundoi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Pamjet që i kanë mahnitur njerëzit, pasi fenomeni i rrallë e ka bërë hënën të duket 14 përqind më të madhe dhe 30 përqind më e shndërritshme. Në qiell u shfaqën tre fenomene: hënën blu, hënën e kuqe dhe eklipsin e plotë të saj, diçka që nuk është parë nga njerëzit që prej vitit 1866.

Sipas Agjencisë Hapësinore të NASA, këto fenomene do të ndodhin brenda një natë sërish më 31 janar të vitit 2037.

Klan Plus