4-vjeçari vdiq pak javë pas të atit, pasi nuk mundi të përballonte humbjen e tij

Një djalë i vogël vdiq nga “zemra e thyer”, disa javë pasi mësoi se babai i tij ishte vrarë në një sulm të Shtetit Islamik. 4-vjeçari Bryar, sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, ishte bërë emocionalisht depresiv pasi iu tha se babai i tij, Jalal Masoyi nuk do të kthehej më në shtëpi.

Jalal, një luftëtar peshmerga kurd, u vra muajin e shkuar në Lukajo të Irakut.

Duke folur për mediat lokale, një i afërm i familjes tha: “Bryar kishte një lidhje shumë të ngushtë me babain i tij. Ai thoshte gjatë gjithë kohës që i mungonte i ati dhe kërkonte të dinte përse nuk po kthehej në shtëpi”.

Familjarët treguan se 4-vjeçari refuzonte të hante bukë, derisa një natë e panë që po i dilte shkumë nga goja teksa po flinte gjumë. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku iu bënë analizat dhe u trajtua për disa ditë në Sulaimani, në veri të Irakut.

Fatkeqësisht ai vdiq nga goditja në tru të dielën dhe do të varroset krah babai të tij, në varrezat e qytetit të Saywan.

Historia tragjike e djalit ka pushtuar mediat sociale në vend. Me mijëra janë ata që kanë shprehur ngushëllimet për familjen.

“Njihuni me Bryar. Një tjetër viktimë e ISIS. Bryar vdiq sot në krahët e nënës së tij, nga dhimbja dhe depresioni emocional, si pasojë e vdekjes së babait të tij nga duar e kriminelëve të ISIS, disa javë me parë. U prefsh në paqe Bryar“, shkruajti një përdorues në rrjetet sociale.

Iraku shpalli fitore ushtarake ndaj Shtetit Islamik në 2017-n, por sipas mediave atje, zyrtarët i druhen një rikthimi të grupit terrorist, pasi kohët e fundit kanë ndërmarrë sulme e pengmarrje në vend.