Në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit” në pak minuta u shfaqen dhe komentuan disa situata tragji-komike nga realiteti ynë i përditshëm.

Rrethrrotullimi i Babrrusë është i mbushur me arka me fruta-perime, që shndërrohen në rrezik për aksidente, nëse automjetet ndalojnë për të blerë aty.

Në kazanët e mbeturinave janë hedhur kuti të tëra me medikamente të skaduara, duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve.

Reparti Renea është mes ndotjeve.

Uji i pijshëm në Durrës duket si llum./tvklan.al