Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë fshatit Bulgarec në aksin rrugor Korçë – Maliq. 28-vjeçari me iniciale E.L. humbi kontrollin e mjetit Volkswagen me targa AA 022 IX dhe përplasi një makinë Audi të parkuar në anë të rrugës.

Shoferi i automjetit Volkswagen mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al