Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një fuoristradë në aksin rrugor Korçë – Maliq pranë fshatit Bulgarec.

Policia thotë se i plagosuri është me iniciale A.D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai u përplas nga një automjet “Range Rover” që drejtohej nga qytetari me iniciale K.M.

Shoferi është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime për rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje për mbledhjen e provave.

/tvklan.al