Në Japoni, më shumë vrasin veten sesa vdesin nga Covid-19

Covid-19 po kthehet më tepër në shqetësim mendor. Numri i vetëvrasjeve ka pësuar rritje në krahasim me të njëjtën shifër të viteve të mëparshëm dhe statistikat flasin në nivel botëror. Por indeksi më i rëndë është Japonia, ku vetëm në muajin Tetor janë shënuar 2153 vetëvrasje, më tepër viktima se çka shënuar deri tani pandemia atje, që janë 2050.

Ndërkohë edhe në vendin tonë deri tani janë shënuar 5 vetëflijime, ndërsa në Italinë fqinje 77 vetëvrasje dhe 44 tentativa për t’i dhënë fund jetës si pasojë e rëndesës psikologjike nga Covid-19.

Pikërisht mbi këtë problem kaq të rëndë është kryer një studim, sipas të cilit, rreziku i vetëvrasjes mund të jetë i lidhur me përdorimin e klorokinës e hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura për kurimin e koronavirusit, që kanë si efekt anësor pikërisht shqetësimet psikiatrike.

Konkluzioni dhe thirrja mbërrin Agjencia Evropiane e Medikamenteve EMA, në përfundim të një revizionimi të të gjitha të dhënave që disponohen mbi këto ilaçe. Në portalin e entit rregullator evropian thuhet se hetimet për të gjetur shkaqet e vetëvrasjeve kanë nisur në muajin Maj të këtij viti, pas rasteve të shënuara gjatë valës së parë të pandemisë.

Klan Plus