Suksesi në fushatën e vaksinimeve ka ulur ndjeshëm numrin e pacientëve në repartet intensive

Prevalenca e infeksioneve të koronavirusit në Angli është përgjysmuar që nga marsi i ndihmuar nga përhapja e shpejtë e vaksinave.

Variantet e  reja mbeten një kërcënim. Kryeministri britanik Boris Johnson dha dritën jeshile për përqafimin dhe hapjen e një sërë aktivitetesh. Studimi REACT, i drejtuar nga shkencëtarë në “Imperial College London”, zbuloi se numri i infeksioneve ka rënë përsëri me një mesatare prej vetëm një në 1.000 njerëz të infektuar.

Gjetjet demonstrojnë ndikimin që ka përhapja e pabesueshme e vaksinimit në normat e infeksionit COVID-19 në të gjithë vendin. Studimi nuk përfshin Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, të cilat secila kanë ndjekur plane të tjera për të frenuar Covid 19.

Studimi REACT është një nga sondazhet më të mëdha COVID-19 të këtij lloji në Angli, me mbi 127,000 vullnetarë të testuar në Angli midis 15 Prillit dhe 3 Majit në raundin e fundit.

Në përgjithësi, prevalenca kombëtare në Angli ra në 0,1% nga 0,2% në mars.  Infeksionet janë më të larta në mesin e moshës 25-34 vjeç me 0.21%, dhe më e ulta në moshën mbi 75 vjeç me 0.05%, zbuloi studimi.

Aktualisht në total mbi 35 milion persona kanë marrë dozën e parë një vaksine dhe 17.8 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat.

Klan News