Zikaltërit ndalen pas 8 fitoreve radhazi

Inter u dorëzua në fushën e Sampdoria duke e humbur 2-1 takimin e javës së 16-të të Serie A. Një ndalesë e zikaltërve pas 8 fitoreve radhazi.

Sanchez dështoi të realizonte me 11-metërsh në minutat e para të takimit. Më pas ishte radha e vendasve të shënonin me Candreva dhe Keita Balde, të dy ish-lojtarë të Inter.

Pas pushimit goli i De Vrij ishte pak për skuadrën e Conte që shikon ndjekësit të afrohen. Roma mundi 3- 1 Crotone, duke mbrojtur vendin e tretë në renditje.

Kumbulla u aktivizua gjatë pjesës së dytë. Lazio u kthye te fitorja me suksesin 2-1 ndaj Fiorentina. Në portë ishte Strakosha, i cili nuk luante prej 29 nëntorit të kaluar. Atalanta e Gjimshitit vijoi paraqitjet e mira, duke mundur 3-0 Parma. 

Tv Klan