Zikalterit katapultohen të parët, nuk ndodhte prej 11 vitesh

Nata e Shën Valentinit ka rezultuar e zjarrtë për tifozët e Interit. Zikaltërit arritën të fituan 3-1 përballë Lazios në javën e 22-të të Seria A për të marrë vendin e parë, një ngjarje që nuk ndodh prej sezonit magjik të tripletës në fazën e dytë të kampionatit. Tre shuplakat e dhëna Lazios janë tre puthje për miliona tifozë që e kanë ëndërruar prej kohësh këtë moment.

Në San Siro protagonisti i madh është Romelu Lukaku. Belgu zhbllokoi ndeshjen me penallti. Lukaku realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, ndërsa ishte fantastik tek goli i tretë, duke djegur në garën e sprintit, Parolon. Pasi u fut në zonë, shërbeu për Martinez, që e kishte fare të lehtë ta dërgonte topin në fundin e rrjetës. Escalante ngushtoi diferencat e golave në fushën e blertë, falë një goditje të lirë.

“Është e vërtetë. kryesimin e kërkonim prej kohësh. Kjo ishte pikë fillestare dhe sigurisht jo përfundimtarja”.

Tashmë Inter shkon e qetë në derbin e fundjavës së ardhshme ndaj kushërinjve të Milanit, pasi ka një pikë më shumë se kuqezinjtë në tabelën e klasifikimit dhe 8 pikë diferencë me Juventusin.

Klan News