Në prag të një përplasjeje me klubin e tij për shkak të mungesës së aktivizimit si titullar në vazhdimësi dhe për shkak të mosrritjes së pagës, për Elseid Hysajn merkato e Janarit po sjell lajme të mira. Gazeta sportive torineze “

Tutto Sport”,

shkruan në faqen e parë të saj se për mbrojtësin e kombëtares shqiptare po interesohet Inter.

Drejtori Ekzekutiv, Guiseppe Marotta duket se kërkon të përfitojë nga situata që Hysaj ka me Napolin për ta marrë futbollistin në Milano. Çështja është tek klauzola 50 milionë euroshe që duhet diskutuar me presidentin De Laurentiis.

Në favor të Hysajt është gjendja jo e mirë e Versaljko, i cili po vuan nga dëmtimet. Hysaj është absolutisht i pakënaqur nga traineri Ancelotti, i cili që prej marrjes së skuadrës e ka aktivizuar fare pak minuta shqiptarin. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e një nate më parë kundër Lazio.

Hysaj u hodh në fushë në minutën e 88, atëherë kur çdo gjë thuajse kishte përfunduar: Napoli kishte shënuar dy gola dhe Lazio gjendej me 10 lojtarë që prej minutës së 75. Në Milano po e vlerësojnë gjendjen me qetësi për të marrë vendimin e duhur.

Tv Klan