Zikaltrit synojnë të shënojnë në ndeshjen e 30 radhazi në kampionat

Interi i këtij sezoni pritet të mbahet mend gjatë në librat e historisë. Rrugëtimi drejt titullit kampion po shkon drejt finishit, me skuadrën e teknikut Simone Inzaghi që gjendet 14 pikë më shumë nga rivali më i afërt, Milan. Shifër që i jep të drejtë zikaltërve për të alternuar forcat, por jo të heq këmbën nga gazi me objektiv vendosjen e rekordeve. 

Inter ka arritur të mposhtë portierin kundërshtarë në të 29-të ndeshjet e deritanishme dhe ajo ndaj Empolit këtë fundjavë mund ta barazojë me shifrat e regjistruara nga Juventusi i Antonio Contes në sezonin 2013-2014.

Bardhezinjtë janë të vetmit që kanë shënuar në 30 ndeshje radhazi në kampionatin italian, rekorde që mund të thyhet nga Interi i këtij sezonit. Ajo që mbetet thuajse e pamundur është numri i pikëve, 102 regjistruar edhe ky nga Juventusi i atij sezoni. Matematikisht, Inter ka shanse reale për të kompletuar këtë objektiv, pasi skuadra e Inzaghi është në lojë për të arritur në 103 pikë.

Deri tani, zikaltërit kanë treguar edhe efikasitet, pasi kanë gjetur rrugën e golit me 16 lojtarë të ndryshëm, për ta ndarë vendin e parë në këtë renditje speciale me Fiorentinën. Lautaro është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 23 gola në 26 ndeshje të luajtura në Serie A (2 të humbura për shkak dëmtimi dhe një për shkak të zgjedhjes teknike.

Në teori argjentinasi është ende në garë për të barazuar rekordin prej 36 golave ​​të vendosur nga Higuain dhe Immobile, por ai ka nevojë për 13 gola në 9 ndeshje.

Klan News