Policia e Tiranës ka zbardhur sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Nga hetimet ka rezultuar që organizator i dhunës është Dritan Nano, ndërsa për të kryer sulmin kanë marrë pjesë tre persona dhe një i katërt i ka ndihmuar ata për t’u larguar me një automjet tip “Audi”.

Ata janë: Elton Kasaj, Drivald Aliaj, Romario Tabaku dhe Dorian Aliaj, ky i fundit u vetëdorëzua gjatë kohës që drejtori i policisë së Tiranës ishte para mediave për këtë ngjarje.

Organizatori i sulmit dyshohet se është Dritan Nano i cili është shoqëruar në polici. Të gjithë personat e akuzuar për këtë sulm janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Drejtori i Policisë së Tiranës theksoi se ai u godit për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor, ku avokati përfaqësonte 8 persona që fituan pronën.

Tonin Vocaj, Drejtor i Policisë së Tiranës: Sapo është vetëdorëzuar një nga autorët kryesorë Dorian Beqir Aliaj, 32-vjeç, i cili po shoqërohet në këto moment në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Organizatori u sulmit dyshohet se është Dritan Nano, i cili është shoqëruar në polici. Të gjithë personat e akuzuar për këtë sulm janë në lidhje krushqie me njëri-tjetrin.

Drejtoi i Policisë së Tiranës tha se ai u godit për shkak të detyrës bëhet fjalë për një proces gjyqësor, ku avokati mbronte interesat e njërës palë. Pala kundërshtare që humbi procesin në shenjë hakmarrjeje ka porositur dhunën ndaj avokatit. Drejtoi i Policisë së Tiranës theksoi se u godit për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor, ku avokati përfaqësonte 8 persona që fituan pronën.

 Tonin Vocaj, Drejtor i Policisë së Tiranës: Rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil, në Shkallë të Parë dhe Gjykatën e Apelit një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës. Proces i cili është fituar nga palën e përfaqësuar prej tij, disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion ligjore “Alteron.shpk”.

Klan News mëson se një nga 8 trashëgimtarët, që fituan gjyqin dhe që mbroheshin nga avokati Mëngjesi, Dritan Nano, nuk ka pranuar të zbatojë kontratën që e detyronte t’i paguante avokatin përqindjen në rast të fitimit të këtij procesi gjyqësor. Për mos zbatimin e kontratës avokati Mëngjesi e paditi në gjykatë dhe përmbarimi i bllokoi pronën Nanos. Ky i fundit angazhoi lidhjet e tij shoqërore për të kërcënuar avokatin që të tërhiqej.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50 në zonën e ish Bllokut në Tiranë, sapo avokati la fëmijën në kopësht. 3 persona i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur me grushte dhe doreza hekuri.

Këto janë momentet kur 3 persona i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur me grusht në fytyrë në derën e kopështit. Pasi e goditi njëri prej agresorëve, avokati ka rënë në trotuar duke përplasur kokën por dhunuesi tjetër është afruar dhe e ka qëlluar me shkelma në kokë.

Pasi ngjarjes, të tre autorët u larguan menjëherë me vrap drejt makinës “Audi” që drejtohej nga Romario Tabaku. Këta që shihni në foto janë dy prej dhunuesve që vrapojnë drejt mjetit që i priste. Ata janë të pamaskuar dhe mbajnë kapele të zezë.

Sokol Mëngjesi është dërguar në Spitalin e Traumës. Mjekët e kanë vendosur në intubim ndërsa ai ka disa frakturë në kokë dhe në trup. Në spitalin shkoi dhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Për shëndetin e tij u interesua dhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, i cili mbrohet në proceset gjyqësore nga ky avokat.

Policia ofron 20 mijë euro për cilindo që ofron informacione per arrestimin e këtyre personave.

Klan News