Oaktree Capital Management është pronari i ri i Inter. Ndryshimi ndodhi pasi nuk u shlye borxhi i marrë 3 vite më parë nga Suning, zotëruesi aksioneve të klubit zikaltër prej 2016 deri më sot.

Shuma është 395 milion euro që u morën për shkak të vështirësive financiare gjatë sezonit 2020-2021 që përkoi me pandeminë e Covid.

Oaktree i mundësoi Inter burimet financiare për të stabilizuar situatën, duke garantuar pagesat ndryshme e deri te rrogat e lojtarëve dhe punonjësve. Gjatë kësaj periudhe Inter fitoi 2 kupa Italie, 3 Superkupa dhe 1 titull kampion në Serie A, pa harruar edhe arritjen në finalen e Champions League në sezonin e kaluar.

Por kjo nuk mjaftoi që të kishte të ardhura për të zgjidhur situatën financiare. Fondi amerikan i investimeve Oaktree në komunikatën e shpërndarë zotohet se do të punojë për të mirën e klubit në respekt të historisë që ka Inter.

Tv Klan