Ditën e sotme Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve atë ndaj Gjeorgjisë. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur i gjithi në mbështetje të Kombëtares që kërkon fitoren me këtë kundërshtar pas thuajse 20 vitesh.

Ndërkohë atmosfera përpara ndeshjes paraqitet shumë entuziaste ku tifozë të shumtë kuqezi kanë mbushur rrugët e Tiranës. Nuk kanë munguar edhe tifozët simbol të cilët janë të veshur me flamurin kuqezi.

Mes kuqezinjve shihen edhe tifozët gjeorgjian të cilët vihet re se janë mirëpritur nga kuqezinjtë. Në pamjet e sjella nga Klan News shihet një harmoni mes dy tifozërive mes të cilëve nuk mungojnë edhe fotografitë. Edhe pse më të paktë në numër tifozët gjeorgjian janë të pranishëm në rrugët e kryeqytetit për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Sipas parashikimeve që japin tifozët e prononcuar për gazetarin e Klan News, Maksi Rama Shqipëria ka më shumë shance për të fituar. Ndërkohë ndeshjen do të mund ta ndiqni direkt në Tv Klan. 

/tvklan.al