Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vorës, mbylli javën e tretë në Kategorinë e Parë. Triumfi i vlonjatëve 3-0, i ngjit ata në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Vora e vendit të tretë.

Kryesimi mbahet nga Besa, që numëron 9 pikë, të marra dhe ende asnjë gol të pësuar, duke u konfirmuar si një nga pretendentët kryesorë për tu ngjitur në Superligë.

Në vendin e katërt renditet Burreli me 5 pikë, i ndjekur nga Apolonia, Lushnja, Kastrioti dhe Valbona me nga 4 pikë.

Kukësi renditet në vendin e 10-të, me 3 pikë, po aq sa edhe Pogradeci i vendit të nëntë dhe 1 pikë më shumë se Korabi i parafundit.

Renditja mbyllet nga Erzeni, me shijakasit që janë skuadra e vetme që nuk ka marrë asnjë pikë. /tvklan.al