Flamurtari regjistroi fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë. Vlonjatët triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

Dominim absolut i kuqezinjve të drejtuar nga Andrea Agostinelli, nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Flamurtarit, pas golit të shënuar nga Oshafi në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Ememe dyfishoi shifrat në minutën e 73-të, pas një pasigurie të portierit Ruçi. Për të vulosur takimin, mendoi Pjeshka, i cili realizoi të tretin në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Vora mban vendin e tretë, po me 6 pikë. /tvklan.al