Ish-drejtori ekzekutiv i Nissan, Carlos Ghosn është arrestuar përsëri në Tokio, pasi ishte liruar me kusht dhe po gjykohet në liri për akuzat e mashtrimit financiar. Prokurorët thanë se 65-vjeçari është arrestuar sërish pas dyshimeve se ai i ka shkaktuar Nissan humbje me vlerë 5 milionë Dollarë.

Carlos Ghosn i ka kundërshtuar këto akuza dhe arrestimin për herë të dytë e ka konsideruar arbitrar, raporton BBC. 65-vjeçari ishte liruar me kusht kohët e fundit pas qëndrimit 108 ditë në paraburgim.

Sipas televizionit japonez NHK, prokurorët kishin shkuar në shtëpinë e 65-vjeçarit në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes pasi kanë dyshime se ka shpërdoruar fondet e kompanisë së automjeteve ‘Nissan’ për qëllime personale. “NHK” theksoi gjithashtu se në Japoni është e pazakontë që dikush që lirohet me kusht të arrestohet përsëri.

Hetuesit dyshojnë për disa transferta të bëra mes viteve 2015-2018, që arrijnë vlerën e 15 milionë Dollarëve. Nga kjo shumë, dyshohet se 5 milionë Dollarë është përdorur për përfitime personale nga ish-shefi i Nissan.

Carlos Ghosn ishte drejtori ekzekutiv i Nissan që mundi të krijonte aleancën me prodhuesin francez Renault, ndërsa në vitin 2016 bëri pjesë të bordit edhe kompaninë tjetër Mitsubishi. /

tvklan.al