Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Shpëtim Kajmaku, 42 vjeç, banues në lagjen Nr.17 Durrës u arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2017  e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Kajmaku ishte i shpallur në kërkim sepse në vitin 2016, në aksin rrugor Fushë Dac-Kepi i Rodonit, pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në mjetin e tij tip Furgon janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 324 fidanë  të dyshuara kanabis.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al