Shkak futja e emigrantëve të infektuar me korona

Në Modragone të Italisë janë zhvilluar protesta të dhunshme për shkak se 40 emigrantë të paligjshëm që kanë ardhur nga Lindja e Mesme kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të frikësuar dhe të zemëruar nga kjo situatë ata kanë shkaktuar kaos dhe janë përleshur me forcat e policisë.

Ata kanë gjuajtur me vezë dhe kreun e ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, i cili kishte shkuar për të biseduar me ta. Kur ai mbërriti, protestuesit nisën të hidhnin shishe me ujë madje edhe gurë.

Gjatë fjalës së tij, Salvini u shpreh se detyra e tij është që të kujdeset për qytetaren në Mondragone dhe premtoi se shumë shpejt këtij qyteti do t’i rikthehet normalitetit. Policët u përplasën me protestuesit duke i goditur me shkopinj dhe plagosën disa nga protestuesit.

Javën e kaluar 40 emigrantët kishin rezultuar mbartës të virusit dhe frika sipas protestuesve është se ata mund ta kenë shpërndarë sëmundjen në të gjithë qytetin. Shumë prej te infektuarve janë emigrantë bullgarë që punojnë si vjelës frutash sezonalë në fushat përreth qytetit.

Banoret e revoltuar iu kanë bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa dhe të vendosin në karantinë qytetin për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi tjetër.

Klan Plus