Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka udhëtuar drejt Italisë. Ajo ka bërë një vizitë zyrtare si ambasadore e UNICEF-it.

Pasi ka përfunduar takimet e saj në Itali, Rita ka kaluar fundjavën në Capri për të pushuar. Ajo është fotografuar nga paparacët, ku shihet me një fustan të bardhë, kapele në kokë dhe me një maskë fytyre të çuditshme.

Sipas mediave të huaja, përveç paraqitjes së saj që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Rita Ora, i kaloi dy ditët e fundjavës së një jaht shumë luksoz dhe të shtrenjtë./tvklan.al