Këto janë pamjet dramatike të momentit kur një grua “fluturon” në ajër për shkak të një shpërthimi në jahtin e saj ndërkohë që po e mbushte me karburant.

Siç duket nga videoja, gruaja po qëndron në fund të varkës dhe teksa mbaron së mbushuri me karburant ia jep pajisjen një punonjësi.

Pak sekonda më vonë, ndodh shpërthimi i cili ishte shumë i fuqishëm.

Si pasojë gruaja hidhet në ajër dhe bie në det. Në video dallohet edhe punonjësi që vendos të hidhet në det.

Fatmirësisht, gruaja në video ka shpëtuar pa lëndime. Pamjet e incidentit u bënë publike të mërkurën dhe kanë ndodhur në portin e qytetit italian Ponza.

Policia ka nisur një hetim për të zbuluar si ndodhi shpërthimi./tvklan.al