Plan për lehtësimin e kufizimeve për sezonin veror

Autoritetet italiane duken të bindur në tendencën në rënie të shifrave të koronavirusit, ndaj kanë në plan të tjera lehtësime të masave, teksa përgatiten të presin turizmin masiv vendas dhe të huaj gjatë muajve të verës.

Qeveria Draghi parashikon që pas hapjes së plazheve dhe lehtësimit të udhëtimeve për shtetasit nga vendet e Bashkimit Europian, të reduktojë me 1 orë duke nisur nga e Mërkura, orarin e shtetrrethimit që do të nisë nga ora 11 e natës deri në 5 të mëngjesit. Planet janë që deri më 21 Qershor, shtetrrethimi të hiqet plotësisht.

Nëse infektimet ditore vijojnë të reduktohen pritet që nga 1 Qershori, të kthehen pas më shumë se një viti të ashtuquajturat “zona të bardha”, ku restorantet e baret do të funksionojnë edhe në ambiente të brendshme, ndërsa mund të rihapen stadiumet e panairet me kapacitete të reduktuara.

Nga e Mërkura, edhe Franca pritet të rihapë ambientet e jashtme të bareve, restoranteve dhe tarracat për grumbullime. Pritet po ashtu të rihapen edhe muzetë dhe galeritë me numër të reduktuar vizitorësh.

Tv Klan