Këngëtari i njohur dhe modelja Valentina Ferrer nisën romancën e tyre në 2017

Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin është bërë baba për herë të parë. Ai dhe e partnerja  e tij modelja argjentinase Valentina Ferrer mirëpritën djalin e tyre Rio.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar partnerja e artistit ne rrjetet sociale.

Fotografia e cila u shpërnda në Instagram ishte  bardh e zi dhe tregohej moment i ëmbël duke mbajtur këmbën e foshnjës.

Çifti njoftoi lajmin se ata të dy do të bëheshin prindër  në një intervistë për revistën Vogue Mexico. Këngëtari i njohur dhe ish-Miss Argjentina filluan romancën e tyre në 2017 pasi u takuan gjatë xhirimeve për  videoklipin  e Balvin e këngës ‘Sigo Extrañándote’ . Valentina ka pohuar se ajo dëshiron të ketë një familje të madhe  me  tre ose katër fëmijë. Dyshja  kanë zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë shfaqen bashkë në publik.

Klan News