Të intervistuar: Ueda Ndrecaj, Arlind Gashi, Kleansa, Jet, Kevin, Alba, Wendy, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Sinan Hoxha, Andrra Hoxha, Miriam Cani, Ilda Bejleri, Evi Reçi, Kledi Hysa,Monika Lubonja,Sheila Haxhiraj, Elvana Gjata, Marjana Kondi, Natasha Sela, Elson Bajrakurtaj, Eglein Laknori
Fillimet e shtatzënisë për Uedën nuk kanë qenë të lehta: Jam shqetësuar pak, kam pasur probleme…
Emisioni “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, shkoi në shtëpinë e çiftit, Arlindi e Ueda, në Gjermani, dhe ata jo vetëm që na hapër derën, por na mirëpritën edhe në kuzhinën e tyre.
Dy zogjtë e dashuruar e nisën ditën me një mëngjes të thjeshtë, tradicional dhe të bërë me shumë ëmbëlsi nga të dy. Ndër të tjera, na tregojnë se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri, madje teksa gatuajnë, e gjithë familja janë së bashku, edhe pse titullin “shefe e kuzhinës” e mban mamaja e Arlindit.
Ueda: Gjithmonë bëjmë gjërat bashkë nëpër shtëpi, edhe kur hamë bukë, të gjitha. Te gatimi, kemi mamin e Arlindit.
Epo, gjërat e bukura kanë edhe pak vështirësi, ndaj fillimet e kësaj shtatzënie për Uedën, nuk kanë qenë të lehta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin.
Ueda: Unë kam pasur probleme me ushqimet. Jam duke ngrënë 2 McDonald’s, është shumë keq. Dua të ha hamburger, kam shumë neps për hamburger. Jam shqetësuar pak në fillim sepse kam humbur pak peshë nga përzierja e stomakut, prandaj edhe nëpër rrjete sociale nuk kam qenë aktive fare. Kam qenë më shumë si ta mbaj veten, për t’u ndjerë më mirë.
Plot suspansë e lot gëzimi, Ueda dhe Arlindi: Si ua treguam prindërve lajmin e shtatzënisë
Emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka shkuar në Gjermani, për të bërë një intervistë me fituesit e edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, të cilët pak ditë më parë njoftuan që janë në pritje të ëmbël. Këta të fundit, rrëfyen mënyrën se si ia treguan prindërve lajmin e bukur dhe reagimin e tyre.
Orinda Huta: Çfarë bëtë në atë moment?
Ueda: Jemi përqafuar.
Arlindi: Ne u gëzuam shumë. Pastaj thamë okej, nuk është ndonjë gjë e përditshme. Jemi ndarë me… prindërit e mi rrinë poshtë, kurse ne rrimë lart, edhe thashë: “Okej hajde ta thërrasim mamin”. Thashë: “Mami, mami, hajde një çikë lart”, derisa erdhi nëna, edha tha: “Hë çfarë ka?” Po shihte Uedën, se s’po e kuptonte, po qante, i kishte sytë me lot: “O Zot çfarë ka ndodhur”, se u tremb në atë moment. “Jo, jo”, thashë. “Po çfarë ka” (përgjigjja e mamit të Arlindit). Edhe prita një çikë, tha…
Orinda Huta: Jeni mësuar ju, me suspansat e “Love Island” (duke qeshur).
Arlindi: “Kemi diçka”, thashë, “në favorin tonë”. “Çfarë ka ndodhur”, tha. I thashë unë: “Ueda është me barrë”. Lotët, a t’keqen.
Ueda: Jemi përqafuar, të gjitha. Unë e prisja, se herë mendoja “okej do ua bëj surprizë prindërve të mi në Londër, në një mënyrë të bukur”, por jam tip që nuk mbaj gjëra dhe në momentin e parë që fola me mamin…
Orinda Huta: Si ia tregove prindërve atëherë?
Ueda: Isha në ‘FaceTime’, ‘video call’, dhe i tregova. Madje e kam edhe si ‘screenshot’, reagimi i tyre, por jo, janë kënaqur shumë.
E mësuan për shtatzëninë në mënyrën më “qesharake” të mundshme, Ueda: Lexova testin gabim
“Love Island Albania” ka përfunduar dhe u mbyll më së miri me triumfin e dashurisë së Uedës dhe Arlindit. Pasi fituan çmimin e madh, çifti ka një tjetër surprizë, të cilën e kanë konfirmuar vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.
Emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka udhëtuar në Gjermani, ku çifti ka nisur jetën e tyre të re dhe presin të bekohen me një fëmijë. Ata na treguan më tepër rreth shtatzënisë dhe nëse ishte e planifikuar ose jo. Gjithashtu, Ueda rrëfen edhe një histori “qesharake’’ se si e mësuan lajmin e ëmbël.
Orinda Huta: Shtatzënia, ishte e planifikuar apo jo?
Ueda: Me të thënë që ishte e planifikuar tamam, është e vështirë, po ne jemi të rritur, dimë çfarë jemi duke bërë. Na ka ardhur më shumë si një gjë që kemi dashur.
Orinda Huta: Okej, ishte e planifikuar.
Ueda: Po, ishte në një farë forme, edhe pse ndodhi shpejt. Por jo, ishte me thënë të drejtën.
Orinda Huta: Dhe momentin kur e morët vesh, më tregoni pak për atë.
Ueda: Okej, është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur), sepse unë kur bëra testin, ishte në gjermanisht fleta edhe nuk dija sesi ta lexoja. Ai ishte pozitiv. Edhe vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: “Hë si doli?” I thashë: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”. U çudita sepse i thashë që isha 100 për qind e sigurt që isha. Edhe u mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur. Kur kemi ikur lart dhe Lindi ka parë (fletën), tha: “O beb është pozitiv”. /tvklan.al