Ai është një ndër zërat më melodioz që i është shtuar muzikës shqiptare kohët e fundit. Një artist i ri, i cili shumë shpejt u bë i dashur për publikun pas hitit “Mike”, bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

Bëhet fjalë për këngëtarin John Shahu, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të prezantuar këngën e tij të re, të titulluar “Havana”. Këngëtari tha se ishte hera e parë që dikush tjetër kompozonte për të, por shtoi se “Havana” i është përshtatur.

“Më frymëzon Shqipëria për të kompozuar, më pëlqen miksimi i muzikës ballkanase me “R&B”. “Havana” është bashkëpunim me Gramoz Kozelin. Ai bëri instrumentin, ishte hera e parë që i lija në dorë kompozimin e një kënge dikujt tjetër, por doli bukur dhe m’u përshtat. Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe nuk ishte e vështirë. Kënga ka vetëm pak ditë që është publikuar”,

tha Shahu.

Ai është bërë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2017, pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, me këngën “Medicine” dhe është një artist që i shkruan vetë këngët e tij.

/tvklan.al