Vdekja e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë shpërthimit të një mine në bazën ushtarake Adazi në Letoni, ka tronditur edhe forcat e armatosura letoneze.

Pas incidentit ku mbetën të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj, Komandanti i Forcave të Armatosura letoneze, Leonid Kalnins shprehu ngushëllimet më të thella për  familjarët e viktimës. Ushtaraku i lartë tha se është ende herët për të gjetur shkakun e ngjarjes ndërkohë që ka nisur menjëherë hetimet.

Leonid Kalnins – Komandant i Forcave të Armatosura të Letonisë :

Në bazën ushtarake Adazi po zhvillohen stërvitje intensive. Bëhet fjalë për 1 nga 10 milionë incidentet tragjike që ndodhin atje. Kemi ndërmarrë një hetim të imtësishëm lidhur me këtë rast.

Në bazën ushtarake në Adazi është ndërprerë trajnimi deri në përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit, që i mori jetën ushtarakes shqiptare.

I pyetur nëse shteti letonez do të kompensojë familjarët e viktimës Hasanaj, , komandand Kalnins nënzizoi se kompensimi do të përcaktohet në përputhje me ligjin shqiptar. Nga ana tjetër, ai sqaroi se Letonia ka shprehur gatishmërinë të transponojë trupin e nëntetare Zafire Hasanajt dhe dy ushtarakëve të plagosur.

Tv Klan