“Partizani nuk shkon në play out”

Ndalesa për shkak të Covid-19 nuk ka ndikuar tek ekipet e kreut në Superligë. Tirana, Kukësi dhe Skënderbeu kanë ruajtur ritmin.

Për bardheblutë titulli duket më pranë që në 14 ndeshjet e fundit nuk njohin humbje, madje duke patur 13 fitore. I bindur se trofeu do të jetë i Tiranës, është ish-trajneri i këtij ekipi, Mirel Josa.

“Janë ekipe që e kanë treguar si para dhe pas pandemisë. Tirana është kampione jo 99%, por 120%”.

Në zbritje ka qenë Partizani, që nga gara për një vend në Kupat e Europës i është afruar fundit të tabelës. Megjithatë Josa thotë se nuk rrezikon rënien.

“Partizani ka patur oshilacione, nuk është ai i sezonit të kaluar, por nuk do të shkojë në play out”.

Gara për Europën sipas trajnerit të njohur është e hapur edhe për kupat e Europës. Superligës i kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund.

Tv Klan