Juventus nuk di të ndalet duke mundur edhe Romën për të siguruar titullin simbolik, kampion dimri. Sfida e luajtur në Torino përfundoi me rezultatin 1 – 0 falë golit të Mandzukiç në pjesën e parë.

Milan dështoi edhe këtë javë duke pësuar një humbje në shtëpi. Fiorentina u largua triumfatore të shtunën nga “San Siro” ku fitoi 1 – 0 sfidën me golin e Chiesa. Trajneri i Milan, Genaro Gattuso rrezikon shumë sipas mediave italiane. Inter barazoi  1 – 1 në fushën e Chievo.

Goli i veteranit Pellissier në kohën shtesë i mohoi fitoren zikaltërve që më parë kishin shënuar me Perisic.

Napoli mundi po me rezultatin 1 – 0 Spal, duke ruajtur të pandryshuar diferencën me Juventus.

Lazio u kthye te fitorja pas 5 javësh në kampionat. Ekipi i Strakoshës mundi Cagliari me rezultatin 3 – 1. Serie A zhvilloi të gjitha ndeshjet e javës së 17 të shtunën.

Tv Klan