Juventus nuk zhgënjeu në Kupën e Italisë, edhe me një pjesë të titullarëve pushim. Skuadra e Allegri mundi Bologna 2 – 0 duke u kualifikuar në çerekfinalet e këtij turneu. Golat u shënuan nga Bernardeschi dhe i riu Kean.

18-vjeçari u zëvendësua gjatë pjesës së dytë nga Ronaldo, i cili u la pushim në pritje të finales së Superkupës së Italisë me Milan të mërkurën në Arabinë Saudite. Pikërisht kundërshtari i radhës i Juventus e pati më të vështirë në sfidën me Sampdoria.

Milan fitoi po 2 – 0, por vetëm pas pjesëve shtesë. Cutrone realizoi 2 herë. Në formë ishte portieri Reina, i cili shmangu gola të sigurt. Lazio e Strakosha mundi pa shumë probleme me rezultatin 4 – 1 Novara. Portieri shqiptar nuk pati shumë punë, po ndërhyrja e tij ndaj Schiavi ishte vendimtare sipas “Gazzetta dello Sport” që e vlerësoi me notën 6,5.

Tv Klan