Kampionati i të rriturve në peshëngritje u zhvillua të premten në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe emra të njohur si Briken Çalja dhe Daniel Godelli pjesë e ekipit të Tiranës.

Çalja garoi në peshën deri 73 kilogramë, ndërsa Godelli deri 81 kilogramë. Tirana pati paraqitjen më të mirë.

Kampionati kombëtar paraprin botërorin që do të mbahet në fillim të nëntorit në Turkmenistan.

Tv Klan