Me dy autogola brenda 3 minutave, Kamza i dhuroi fitoren Kukësit në ndeshjen e javës së 14, e cila ishte edhe debutimi i Ernest Gjokës si trajner i Kamzës.

Kuksianët ushtruan presion që prej fillimit të takimit, por nuk mundën të shënojnë gol. Gjithsesi përpjekjet u shpërblyen pasi mbrojtësi i Kamzës Frashëri në tentativë për të larguar një top e dërgoi atë në rrjetë.

3 minuta më pas të njëjtin gabim bëri edhe Teqja duke e thelluar avantazhin e Kukësit. Ndeshja tjetër e ditës mes Laçit dhe Kastriotit përfundoi 2-1.

Tv Klan