Në orën 17:00 Skënderbeu dhe Partizani do të zbresin në fushën e stadiumit të Korçës për të hapur javën e 19 të Superligës, e para e fazës së tretë. Dy skuadrat kanë kohë që përgatiten për këtë takim kur asnjëra nuk do të pajtohet me rezultat tjetër veç fitores. Të favorizuar janë të zotët e shtëpisë që njohin terrenin si dhe kanë patur mundësi të stërviten në temperatura të ftohta. Deri një ditë më parë stadiumi ishte i mbuluar me dëborë.

Skënderbeu i drejtuar nga Orges Shehi vjen nga 4 humbje radhazi që e zbritën në vendin e 4 të renditjes. sot për ta është mundësia të bëjnë kthesën madje ndaj një rivali direkt. Në fushë nga minuta e parë do të jetë formacioni më i mirë i mundshëm me Teqen në portë. Para tij në mbrojtje do të jenë Vangjeli, Radas, Kaba dhe Abazi.

Mesfusha do të përbëhet nga Muzaka Dita dhe Guedj. Sulmi i është besuar treshes Gripshi Hoxhaj dhe Otto John. Edhe të kuqtë do ti përgjigjen me formacionin më të mirë por dyshimi i vetëm është bruno telushi i cili u dëmtua në miqësoren e Dinamon e Zagrebit. Si stacion të fundit para Korçës të kuqtë kanë përdorur Pogradecin edhe për tu përshtatur disi me klimën. Partizanit i duket trepikëshi i këtij takimi për të filluar mirë fazën dhe për të ruajtur vendin e parë.

Tv Klan