“Djajtë e kuq” mund të ofrojnë 90 milionë Euro

Manchester United po kërkon të forcohet në sulm në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave angleze emri më i lakuar është Harry Kane.

Gazeta “Mirror” shkruan se “Djajtë e Kuq” janë gati të shpenzojnë rreth 90 milionë Euro. Kane është te Tottenham prej vitit 2011, ndërsa kontrata aktuale përfundon në 30 Qershor të vitit të ardhshëm.

29-vjeçari është një pikë referimi për Spurs që pritet të kenë ndryshime, pasi Antonio Conte u shkarkua.

Kjo mund të sjellë edhe largimin e Kane kur të vijë një tjetër trajner, ndërsa aktualisht ekipi drejtohet ish-ndihmësi i Conte, Cristian Stellini. Interesim për Harry Kane ka treguar edhe Bayern Munchen.

Tv Klan