Policia kufitare e doganës së Kakavijes në Gjirokastër ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se janë sekuestruar 14 pako me kanabis sativa me peshë 7 kilogramë.

Lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të një automjeti që po udhëtonte drejt Greqisë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Skerdi Hasani 32 vjeç nga Memaliaj. Ky i fundit akuzohet për trafik droge.

/tvklan.al